Harrojeni Ronaldon, ky është lojtari më i vlefshëm në botë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Harrojeni Ronaldon, ky është lojtari më i vlefshëm në botë

15:55 | 07 Janar 2019

Një studim i kryer nga Qendra Ndërkombëtare për Studime të Sportit, CIES, e ka vlerësuar Kylian Mbappen e Paris Saint-Germainit dhe Kombëtares së Francës si lojtarin më të vlefshëm në botë.

Çmimi i Mbappes vlerësohet të jetë rreth 218.5 milionë euro, 18.2 milionë euro më se sulmuesi i Tottenhamit dhe Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, i cili pozicionohet në vendin e dytë.

Bashkëlojtari i Mbappes në PSG, Neymar, radhitet i treti në tabelën e publikuar nga Hulumtuesit e Futbollit në CIES. Braziliani vlerësohet me 197.1 milionë euro, ndërsa Raheem Sterling dhe Mohamed Salah e kompletojnë top pesëshen.

Lionel Messi i Barcelonës radhitet vetëm në pozitën e shtatë në këtë renditje, i vlerësuar ndërsa me 171.9 milionë euro, ndërsa Cristiano Ronaldo i Juventusit pozicionohet në vendin e 19-të, me vlerë prej 127.2 milionë eurosh.

Prej 27 lojtarëve që vlerësohen me mbi 100 milionë eurosh, 16 luajnë në Premierligë, pesë në La Liga, tre në Serie A, dy në Ligue 1 dhe vetëm një në Bundesligë.

Në anën tjetër, këta 27 lojtarë janë përfaqësues të 11 kombëtareve të ndryshme: Brazili (gjashtë), Anglia (pesë), Franca (pesë), Argjentina (dy), Portugalia (dy), Belgjika (dy), Egjipti (një), Gjermania (një), Senegali (një), Uruguai (një) dhe Italia (një).

Komento: