
]RedBird Capital, tani janë në pozitën pole për t’u bërë pronarët e rinj të klubit AC Milan, pasi ka kaluar Investcorp me një ofertë më të mirë.
Ata që prisnin që AC Milan t’i shitej fondit të Bahreinit Investcorp, në fakt do të zhgënjehen. Sipas Il Sole 24 Ore, RedBird Capital i Gerry Cardinale është afër përfundimit të blerjes së klubit të AC Milan nga Elliot Management, përcjell ORAinfo.

RedBird ka kaluar Investcorp në garën për t’u bërë pronarët e rinj të kuqezinjve. Investcorp duket se i ka braktisur negociatat pas hezitimeve të Elliott dhe vështirësive të fundit në gjetjen e një partneri të pakicës.
Ata janë jashtë fotos raporton Reuters. Nga ana tjetër, fondi i Gerry Cardinale ka ngritur ofertën fillestare, me një propozim që duket se ka bindur familjen Singer.
RedBird tani po ofron 1.3 miliardë euro, plus klauzola financiare që mund të sjellin 500 milionë shtesë në xhepat e Elliott në vitet e ardhshme. Në përgjithësi, është një ofertë ekonomike shumë e ngjashme me atë fillestare të Investcorp, por me përmbajtje dhe modalitete mjaft të ndryshme./ORAinfo/