Harry Kane duket se i ka hequr krejt dilemat sa i përket së ardhmes së tij.
Sulmuesi anglez sipas të gjitha gjasave do të qëndrojë në Tottenham edhe për një kohë të gjatë.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Athletic”.
Kontrata aktuale e përfaqësuesit anglez do të skadojë në muajin qershor të vitit 2024.
Ndërkohë, nëse eventualisht ai e ndërron mendjen deri në verë dhe nuk pranon ta vazhdojë kontratën, Spurs mund ta shesin atë pas përfundimit të këtij sezoni, në mënyrë që mos ta humbasin pa para në verën e vitit 2024, kur edhe do t’i skadojë kontrata.
Siç po qëndrojnë gjërat, përfaqësuesi anglez do ta vazhdojë kontratën dhe do të qëndrojë në klubin ku e arriti kulmin e karrierës.