Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani, në Pressing të T7 ka folur për draftin gjerman për asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ai tha se nëse miratohet ashtu siç është drafti, atëherë “prishet rregullimi i brendshëm” të Kosovës.
“Nëse miratohet siç është, e prish rregullimin e brendshëm të shtetit të Kosovës, e bën Kosovën shtet regjional”, tha Hasani.
Ndër të tjerash, Hasani tha se statuti i asociacionit sipas draftit gjerman “kërkon të ndërrohet forma e shtetit”.
“Ky statut siç është nuk e prek as pavarësinë, as sovranitetin, as integritetin territorial, për shkak se ti mundesh me qenë edhe i pavarur, edhe sovran, edhe me pas integritetin brenda… Ti mundesh me qenë i pavarur, por nuk je sovran dhe anasjelltas… Ky statut kërkon me ndërru formën e shtetit”, tha ai.