Hasani: Draft-ligji aktual i pagave nuk i kalon filtrat e Gjykatës Kushtetuese

22:16 | 17 Shtator 2022

Ligji për paga pritet të sjellë shumë ndryshime.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Universitar, Enver Hasani, ka folur për draft-ligjin për paga ku parashihet edhe ulja e pagës për 30-40% e gjykatësve dhe prokurorëve. Sipas tij ky është ndikim standard në sistemin e drejtësisë.

Hasani duke folur për të gjitha kategoritë, tha se shteti duhet të argumentojë dhe dëshmojë se ndjeka e qëllimit legjitim për të ndryshuar një praktikë, në këtë rast zvogëlimi i rrogave është pasi rrezikohet seriozisht sistemin financiar i shtetit.

“ Kurse, kategorive të caktuara është standard, konsiderohet ndërhyrje siç është rasti i sistemit të drejtësisë. Diplomatë, shërbyes civilë vlen kriteri i parë, ky i dyti është mënyra standarde e ndërhyrjes në sistem të drejtësisë”, tha Hasani.

Si i tillë, ky projektligj i pagave, sipas Hasanit nuk do t’i kalojë filtrat e gjykatës Kushtetuese.

Komento: