Kandidati i NISMA-s: Vozis veturë modeste, Ferrari të 70-80 mijë eurove.
Kandidati i partisë NISMA për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, në një debat zgjedhor është pyetur për veturën të cilën e posedon
Hasani deklaroi se vozit një veturë modeste, të tipit “Ferrari”, derisa ka shtuar se çmimi i saj është rreth 80 mijë euro.
“Veturë modeste, dhuratë. Ferrari, 70-80 mijë euro. si krejtë kandidatët tjerë”, ka deklaruar Hasani në KlanKosova.
Ndryshe, më parë ai kishte publikuar në rrjete sociale foto me veturën të cilën e ka përmendur mbrëmë.