Hasani: Kosova ka nevojë për qeverisje e mbështetje për Gjykatën Speciale, nuk votoj për Fatmir Limajn

10:56 | 19 Korrik 2025
Hasani: Kosova ka nevojë për qeverisje e mbështetje për Gjykatën Speciale, nuk votoj për Fatmir Limajn

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, deklaroi se Kosova ka nevojë për një qeverisje funksionale dhe për mbështetje të strukturave mbrojtëse në procesin e Gjykatës Speciale, duke bërë të qartë se nuk do të japë votën e tij për Fatmir Limajn si kandidat për kryeministër, raporton Ekonomia Online

.“Unë thashë për secilin kryetar të partive, secili kalkulin në interesa të ngushta, jo në interes të shtetit. Shteti i Kosovës ka nevojë sot për një qeverisje, sidomos ka një interes për Gjykatën Speciale pas rrëzimit të mocionit atje, që ne t’i dalim në mbrojtje dhe në mbështetje me avokatët ta fitojmë betejën e UÇK-së,” tha Hasani.

Ai theksoi se nuk ndjen përgjegjësi për bllokimin e krijimit të institucioneve, duke ia adresuar këtë kryetarëve të partive politike.

“Nuk kam arsye të mbaj përgjegjësi, kur kryetarët e kanë përgjegjësinë. Nëse ata i bien kalkulet për zgjidhje, ne do të jemi për zgjidhje. Të ketë një zgjidhje afatgjatë,” u shpreh ai.

Hasani po ashtu sqaroi se nuk e mbështet Fatmir Limajt, nëse do të propozohet për kryetar të Kuvendit dhe se qëndrimet e tij për liderë të tjerë politikë, si Albin Kurti, kanë ndryshuar.
“Nuk kam votë për Fatmir Limajn. Kam deklaruar se para fushatës kam folur rëndë për Albin Kurtin, dhe tani kanë ndryshuar qëndrime,” tha ai para tentimit të 49-të të seancës konstituive të Kuvendit.

Komento: