Opinonisti Dardan Islami ka shprehur bindjen e tij se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerët që po gjykohen në Hagë do të kthehen në Kosovë këtë vit.
Sivjet ata do të kthehen, do të kthehen triumfues. Po shihet se gjykata po mundohet të ngritë akuza të reja për ta fëlliqur Hashim Thaçin”, tha Islami, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se nuk mund të dijë nëse kthehen fajtorë apo të pafajshëm, por shprehu besim në drejtësinë ndërkombëtare.
“Gjykatat në Perëndim nuk janë politike, kanë një libër, kanë një rregullore. Nga gjykimet që kam përcjellë, nuk ka asgjë që mund t’u ngjitet”, shtoi tutje Islami në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Për më shumë, ndiqeni videon në vijim: