“Hashim Thaçi do ta shkelë Kushtetutën nëse vazhdon dialogun me Serbinë” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

“Hashim Thaçi do ta shkelë Kushtetutën nëse vazhdon dialogun me Serbinë”

19:08 | 21 Korrik 2019

Lulzim Paci e ka konsideruar shkelje kushtetute vazhdimin e dialogut.

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi dhe drejtori ekzekutiv i Institutit KIPRED, Lulzim Paci, konsideron se Presidenti Thaçi do të shkelte Kushtetutën e Kosovës, nëse do të vazhdojë dialogun me Serbinë, tani pasi Qeveria e Kosovës është në dorëheqje.

Paci tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ekipin negociues të Kosovës është shumë i qartë: “Presidenti mund të ketë vetëm një rol këshillues, ndërsa qeveria është institucioni që udhëheq dialogun”.

Ai thotë se pavarësisht dorëheqjes së kryeministrit, Kosova nuk ka vakum institucional, pasi Qeveria e Ramush Haradinajt është funksionale deri në zgjedhjet e reja.

“Kjo do të thotë se tatimi nuk mund të shfuqizohet deri në atë moment (për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina). Nëse presidenti përpiqet të negociojë në emër të Kosovës, ai do të shkelë Kushtetutën, që nënkupton fundin e mandatit të tij,” tha Peci për agjencinë serbe të lajmeve BETA.

Megjithëse të gjitha partitë parlamentare kanë deklaruar se është e nevojshme të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, Peci thotë se është tepër herët për të folur për koalicione të mundshme parazgjedhore.

Komento: