Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të ftohet nga Gjykata Speciale në Hagë.
Radioja kryesore suedeze, sverigesradio.se, ka raportuar se Hashim Thaçi, President i Kosovës, do të ftohet nga Gjykata Speciale. Ka raportuar se disa prej ish-udhëheqësve të luftës, përfshirë Rrustem Mustafën e Sami Lushtakun janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve për krime lufte.
Ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar në katër vitet e fundit.
“Në Kosovë, nuk kemi asgjë për të fshehur”, kishte thënë Presidenti Thaçi, vitin e kaluar, në një intervistë në Suedi.
Kjo radio, shkruan se Thaçi është një nga njerëzit që mund të jetë subjekt i Gjykatës Speciale.
Presidenti Hashim Thaçi gjatë luftës kishte pozicionin udhëheqës të UÇK’së derisa pas përfundimit të luftës, kur u kryen krime, mbante pozitën e Shefit të Qeverisë së Përkohshme që kishte të gjitha mekanizmat përfshirë Ministritë e Shërbimin Informativ.
Radioja suedez shkruan se UÇK’ja luftoi kundër Serbisë për pavarësi derisa ish-udhëheqësit e saj janë në krye të Shtetit, përfshirë pozitën e Presidentit, Kryeministrit e Kryetarit të Kuvendit.
Ky televizion shkruan se shumë dëshmitarë kanë ndryshuar deklaratat nëpër procese të ndryshme derisa të tjerë janë frikësuar e eliminuar.
Në luftën e Kosovës ishin vrarë 13 mijë njerëz shumica shqiptarë, ishin dëbuar 1 milion njerëz, ishin dhunuar 20 mijë gra e burra kosovarë.