Hyrë Thaçi, nëna e ish-presidentit Thaçi sot ka festuar ditëlindjen e 84-të.
Një urim special për të ka ardhur nga Haga, atje ku në paraburgim po qëndron djali i saj, ish-kryeministri e ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan lajmi.
Këtë e ka bërë të ditur djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti, në një postim në Facebook.
Për nënën Hyrë, siç ka shkruar ai, ky ishte urimi më i dashur që i erdhi asaj, teksa burri i saj dhe babai i ish-presidentit shihet i buzëqeshur dhe gëzuar për telefonatën.