Hashim Thaçi po e pret Grenellin në këtë vend

20:34 | 22 January 2020

Hashim Thaҫi po e pret Grenellin në një restorant.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po e pret në një nga restorantet e kryeqytetit emisarin special të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenellin.

Presidenti Thaçi ka paralajmëruar se takimi do të fillojë në ora 19:30, por Grenell ende nuk ka arritur në vendin ku do të mbahet takimi.

Grenell ka mbërritur sot në Prishtinë, do të qëndrojë edhe nesër, ndërkohë të premten udhëton drejt Beogradit.

Emisari special i presidentit Trump, nesër do të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, në ora 11:00.

Komento:
loading