Hashim Thaçi shtynë rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

22:07 | 03 Korrik 2020

Hashim Thaçi shtynë rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Propozim aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi ishte arsye pse nuk rifilloj dialogu me 27 qershor në Uashington.

Por, pavarësisht kësaj situate dialogu edhe mund të rifilloj së shpejti.

Kjo pasi që kryeministri Avdullah Hoti, nga Tirana tha se është i gatshëm të rinis dialogun.

Por njohësit e procesit të dialogut thonë që Kosova kurrë nuk ka qenë në pozitë më të keqe se tani.

Sipas Naim Rashiti zgjedhja e një presidenti të ri do të mund ti jepte një zgjidhje kësaj situate.

Megjithatë Rashiti thekson që kjo qeveri duhet të angazhohet për procesin e dialogut meqë nuk ka një përgatitje aktualisht.

E ajo që po refuzon kategorikisht të bashkëpunojë me Hotin për dialog është Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë aktiv në këtë koha po shihet të jetë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i cili po thotë që Serbia nuk e ka në agjendë njohjen e Kosovës.

Komento: