Hashim Thaçi takon kryeministrin kroat, pret që presidenca e Kroacisë në BE t’i liberalizojë vizat

12:12 | 21 January 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi, ka bërë të ditur se me kryeministrin kroat, Plenkoviq, kanë diskutuar edhe për liberalizimin e vizave.

Thaçi ia ka bërë të ditur kryeministrit Plenkoviq, se Kosova pret që të marrë vendimin për liberalizimin e vizave nga BE-ja, gjatë kohës sa Kroacia do të udhëheq Presidencën e Bashkimit Evropian.

Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos takova Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković.

Ne diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

Kosova pret që gjatë Presidencës së Kroacisë në Bashkimin Evropian të merret vendimi i merituar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

Komento:
loading