Hashim Thaçi tregon me kë e kaloi natën e Vitit të Ri

19:35 | 07 January 2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, si shumica e qytetarëve të Kosovës kaloi natën e ndërrimit të moteve i shoqëruar nga familjarët.

Thaçi feston Vitin e Ri në vendlindje: Në Burojë shkoj e festoj si djali i Haxhiut dhe Hyrës

Edhe kësaj radhe Thaçi qëndroi në vendlindjen e tij, në fshatin Burojë të Skënderajt, derisa gjatë një interviste në Info Magazine tregoi për atmosferën e kësaj nate.

“Natën e festës së Vitit të Ri e kam kaluar si shumica e njerëzve në Kosovë. Mund të them se tani festa e Vitit të Ri është shndërruar në tradicionale ta kalojë me familjen. Tash e 20 vjet e kaloj Vitin e Ri në fshatin Burojë së bashku me prindërit, me familjen dhe me të gjithë të afërmit. Është mundësi që të takohemi të gjithë. Mundësi e një takimi, një urimi për të gjitha të mirat që mund të na vijnë ketë vit”.

“Festën e Vitit të Ri edhe kësaj radhe e kam kaluar në fshat dhe ka qenë një mbrëmje shumë e mirë. Gjithashtu kam shfrytëzuar mundësinë që në orët e vona të vizitojë Stacionin e Policisë në Skënderaj. Kam takuar policët dhe zjarrfikësit që shërbenin në Skënderaj dhe i kam falënderuar për punën e tyre të mrekullueshme”.

Ani se është presidenti i vendit, për Thaçin pozita e tij institucionale gjatë qëndrimit me familjen nuk përbën ndonjë ndryshim.

“Unë shkoj si djali i Haxhiut, rri si djali i Haxhiut dhe festoj si djali i Haxhiut”.

E pozita e të parit të vendit as nuk e privilegjon atë. Madje, ai edhe e respekton traditën.

“Petku institucional merr kuptim prej momentit që fillon angazhimi në mëngjes, mirëpo në familje jam si gjithë te tjetër si prind por edhe si djali i Haxhiut dhe Hyrës. Ne familje secili i ka traditat e veta dhe i respektoj traditat familjare. Baba është i pari”, njofton Klan Kosova.

E ditët pas festës së Vitit të Ri, Thaçi i kaloi duke shijuar bukuritë natyrore të vendit, ndonëse moti i ftohtë ia ndryshoi paksa planet.

“Sot kam qenë në bjeshkët e Prevallës dhe në Brezovicë. Por, ishte i ftohte i madh dhe bora e lartë kështu që kanë qenë ecjet e kufizuara. Do të përpiqem edhe nesër edhe pse parashikimet e motit nga Tahir Syla thanë që edhe nesër do të jetë ftohtë i madh. Megjithatë, do të përpiqem sërish që të bëjë ecje nëpër bjeshkë”.

Nga këtu i pari i vendit u kishte uruar gjitha te mirat ekipit negociator në takimin e tyre në Bruksel, që pritet të ndodhë nesër.

Komento: