Haskuka ironizon me deputetët e opozitës: Jemi me fat që këta nuk i nënshtrohen testit PISA

15:11 | 03 Shkurt 2020

Është duke u zhvilluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për votimin e kryeministrit dhe Qeverisë së re të Kosovës.

Prej më shumë se një orë deputetët e të gjitha partive janë duke mbajtur fjalime, shumica prej tyre me kritika të drejtuara ndaj Albin Kurtit dhe koalicionit VV-LDK në përgjithësi.

Por shpesh herë deputetët ngecën gjatë leximit, madje bën edhe gabime.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Prizrenit nga radhët e VV-së, Mytaher Haskuka, i cili tha se jemi me fat që këta deputetë nuk i nënshtrohen testit PISA.

Postimi i plotë:

Boll lezet me pa PANIK në foltore… jemi me fat që këta nuk i nënshtrohen testit PISA.

Komento: