Haskuka jep detaje për 18 rastet e fundit me koronavirus në Prizren

22:25 | 15 Qershor 2020

Sot janë konfirmuar 129 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Nga 129 të infektuar, 18 janë nga komuna e Prizrenit.

Kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, ka apeluar qytetarët për respektim të masave.

‘’Sot në IKSHPK janë testuar gjithsej 385 mostra, ndërkaq me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 129 raste.’’, tha ai.

‘’Në Prizren janë konfirmuar 18 raste (sipas vendbanimit: 15 raste në Prizren, 1 rast në Mazrek, 1 rast në Reçanë dhe 1 rast në Romajë).’’

‘’Të dashur qytetarë, virusi është ende mes nesh! Ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike!’’, ka përfunduar ai.

Komento: