Haskuka kështu e arsyeton punësimin e vajzës së axhës në Komunën e Prizrenit

19:36 | 19 Korrik 2021

Arsyetimi i Haskukës për punësimin e vajzës së axhës në Komunën e Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka folur lidhur me punësimin e vajzës së axhës në Komunë.

Haskuka u shpreh se ai nuk e punësoi atë, por procedurat.

“Unë nuk e kom punësu, por procedurat e punësimit shkojnë me procedura të caktuara, njëjtë edhe për këto është ligji.

Gjithë këto procedura mund ti ketë edhe dikush i njofshëm, gjithçka ka shkuar sipas procedurave“, u shpreh ai në ATV.

Komento: