Havertz ka folur në lidhje me transferimin te skuadra e Chelseas.
Tashmë është zyrtare, Kai Havertz është transferuar nga Leverkusen te Chelsea për 89 milionë funte.
Ai është bërë blerja e gjashtë e klubit në këtë merkato, që ka shpenzuar 230 milionë funte.
21-vjeçari është blerja më e shtrenjtë nga një klub britanik, së bashku me Paul Pogban, që iu bashkua Manchester Unitedit në vitin 2016.
Transferimi rekord i Premierligës është Philippe Coutinho, që për 145 milionë funte la Liverpoolin për Barcelonën.
“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, tha Havertz.
“Për mua është ëndërr e bërë realitet që të luaj për një klub të madh si Chelsea dhe mezi pres të takohem me të gjithë dhe të nis punën. Jam shumë shumë i lumtur”.
Talenti gjerman gjithashtu tregoi se Frank Lampard luajti rrol të madh në vendimin për t’iu bashkua Bluve të Londrës.