Arsenali përgatitet ta shesë Havertzin te Real Madridi – zbulohet edhe çmimi
Arsenali thuhet se është i gatshëm të shesë Kai Havertz vitin e ardhshëm për vetëm 40 milionë euro.
Topçinjtë paguan rreth mbi 70 milionë euro për ta nënshkruar me sulmuesin gjerman nga Chelsea në verën e këtij viti.
Sipas Defensa Central, Real Madrid besohet se po e vëzhgon nga afër situatën.
Los Blancos ishin të lidhur me gjermanin përpara se ai të largohej nga Chelsea, por ishte Arsenali që në fund fitoi garën për nënshkrimin e tij.
Havertz ka luftuar për të justifikuar lëvizjen e tij, duke regjistruar vetëm një gol dhe asistim në 17 paraqitje për klubin e Londrës së Veriut në të gjitha garat.
Duket se gjermani është i gatshëm të largohet nga Emirates dhe është i gatshëm që të shkojë në Santiago Bernabeu.