Haxhi Avdyli: Kurti dhe Osmani mund të merren vesh për koalicion parazgjedhor

23:59 | 25 Dhjetor 2020

Avdyli thotë se Kurti dhe Osmani mund të merren vesh për koalicion parazgjedhor.

Haxhi Avdyli thotë se simpatizantë të LDK’së dhe të tjerë po e përkrahin iniciativën e Vjosa Osmanit. Kështu, ai mendon se në zgjedhjet e ardhshme do të mbështeten nga qytetarët.

Ai ka thënë se me shumë mundësi iniciativa e krijuar nga Vjosa Osmani do të hyjë në koalicion parazgjedhor me VV’në e Albin Kurtit.

“Gjasat e mëdha janë për një koalicion parazgjedhor’,

“Ka vullnet të mirë nga z. Kurti por edhe nga Vjosa Osmani. Ky vullnet ka ekzistuar që nga tetori i vitit të kaluar’, shtoi ai.

Komento: