Haxhi Shala duke hyrë në Kuvend tregon a do ta votojë Qeverinë Hoti

12:34 | 03 Qershor 2020

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, deri tani ende nuk ka një qëndrim të qartë nëse do të votojë Qeverinë e Avdullah Hotit.

Shala në një bisedë telefonike për T7 ka thënë se është duke shkuar në seancën e Kuvendit dhe se vota e tij do të varet nga zhvillimet në seancë.

“Jam duke shkuar në seancë. Do ta shoh rrjedhën e seancës. Jo nuk kam një vendim, do ta shikoj një herë rrjedhën”, ka thënë Shala.

Shala në këtë telefonatë ka shprehur pakënaqësi për emrat që ka zgjedhur kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, për emrat që ka zgjedhur për ministra, duke thënë se ka nepotizëm në emrat që janë zgjedhur.

Komento: