Haxhi Shala transferohet në Hagë, avokati jep detaje

11:26 | 12 Dhjetor 2023

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, është dërguar në Hagë.

Lajmi e ka konfirmuar avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

Ai ka njoftuar se Shala dyshohet për pengim në drejtësi.

“Haxhi Shala është nisur në mëngjes për në Hagë. Ai dyshohet për pengim në drejtësi, ndikim te dëshmitarët”, u shpreh Shala.

Hashi Shala u arrestua dje pasi Specialja kreu bastisje në pronat e tij dhe atë e dërgoi në zyret e EULEX’it në Fushë Kosovë.

Komento: