Haxhiu akuzon Haradinajn se po tenton t’ua mbyllë gojën prokurorëve që po merren me rastin e rritjes së pagës së tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haxhiu akuzon Haradinajn se po tenton t’ua mbyllë gojën prokurorëve që po merren me rastin e rritjes së pagës së tij

11:11 | 11 Dhjetor 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se të gjithë prokurorët e Gjykatës Speciale do të përfitojnë shtesa për punën e tyre në luftën ndaj korrupsionit.

Ndaj këtij paralajmërimi ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se Haradinaj po tenton t’ua mbyllë gojën prokurorëve që po merren me rastin e ngritjes së pagës së tij.

“Sipas i informacioneve që i kemi, kallëzimin penal që e kemi deponuar për vendimin e paligjshëm të Qeverisë Haradinaj, për ngritjen e pagave për vete, është duke e trajtuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Paralajmërimi i Haradinajt, për shtesa prokurorëve të Prokurorisë Speciale përveç tjerash është edhe tendencë për t’ia mbyllur gojën prokurorëve specialë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Për ta dëshmuar të kundërtën prokuroria duhet të veproj menjëherë karshi shkeljes penale të Kryeministrit dhe ministrave që e kanë votuar atë vendim të paligjshëm”, ka shkruar tutje ajo. /ORAinfo/

Komento: