Haxhiu: Armend Mujës i kam dërguar picë në stacion policor, kur ishte i arrestuar për korrupsion

14:30 | 26 April 2023

Haxhiu: Armend Mujës i kam dërguar picë në stacion policor, kur ishte i arrestuar për korrupsion.

Gjatë seancës së sotshme të Kuvendit u përplasën verbalisht deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja dhe ai i PDK’së, Ferat Shala.

Pasi deputeti Muja ia përmendi Shalës punësimin e fëjimëve të tij, ky i fundit ia ktheu në një tjetër monedhë.

Në kohën kur Muja ishte i arrestuar nën dyshimet për korrupsion, Shala tha se nga burgu e ka nxjerr kolegu i tij nga PDK, Bekim Haxhiu. Madje, sipas Shalës ai i kishte dërguar edhe picë në stacionin e policisë.

Komento: