Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në foltoren e Kuvendit ka shprehur një mori kritikash ndaj kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin.
Mirëpo, fjalët e tij i ka kundërshtuar deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, raporton Insajderi.
Basha duket se e ka penguar Haxhiun në fjalim pasi ky i fundit i kërkoi ashpër të mos bëj zhurmë.
“Palohu qaty o Dimal mos bëj zhurmë, palohu qaty rri”, deklaroi Haxhiu.
Ndaj kësaj “kërkese” të Haxhiut, Basha qëndroi i heshtur.