Haxhiu-Bashës: Palohu qaty o Dimal, palohu rri

12:29 | 02 Shkurt 2023

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në foltoren e Kuvendit ka shprehur një mori kritikash ndaj kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin.

Mirëpo, fjalët e tij i ka kundërshtuar deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, raporton Insajderi.

Basha duket se e ka penguar Haxhiun në fjalim pasi ky i fundit i kërkoi ashpër të mos bëj zhurmë.

“Palohu qaty o Dimal mos bëj zhurmë, palohu qaty rri”, deklaroi Haxhiu.

Ndaj kësaj “kërkese” të Haxhiut, Basha qëndroi i heshtur.

Komento: