Haxhiu: Buxheti 2024 i Qeverisë Kurti pasqyron dallimin dhe diskriminimin që po i bëhet Drenicës

11:21 | 12 Dhjetor 2023
haxhiu:-buxheti-2024-i-qeverise-kurti-pasqyron-dallimin-dhe-diskriminimin-qe-po-i-behet-drenices

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Buxheti 2024 i propozuar nga Qeveria Kurti, pasqyron me së miri dallimin dhe diskriminimin regjional dhe politik që po i bëhet Drenicës.

Ai në një postim në Facebook tha se sot emrat në Qeveri janë tjerë por nuk dallojnë asgjë nga mentaliteti, logjika dhe forma e veprimit si e kohës së Rankoviqit.

“Jugonostalgjikët e ri në Qeveri, vazhdojnë traditën e diskriminimit ndaj Drenicës. Qeveria Kurti anashkalon Skenderajn nga investimet kapitale. Buxheti 2024 i propozuar nga Qeveria Kurti 2, pasqyron me së miri dallimin dhe diskriminimin regjional dhe politik që po i bëhet Drenicës. Sot emrat në Qeveri janë tjerë por nuk dallojnë asgjë nga mentaliteti, logjika dhe forma e veprimit si e kohës së Rankoviqit”, ka shkruar Haxhiu.

Komento: