Haxhiu dërgon komente në Gjykatën Kushtetuese për Byronë

14:38 | 14 January 2025
haxhiu-dergon-komente-ne-gjykaten-kushtetuese-per-byrone

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur mbi pretendimet e opozitës kundër Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Sipas Haxhiut opozita po vazhdon për të ndaluar konceptin e konfiskimit civil në Kosovë.

“Përpjekjet disavjeçare të opozitës për të ndaluar konceptin e konfiskimit civil në Kosovë vazhdojnë. Sot, dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me pretendimet sërishme të opozitës kundër Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.Duke qenë që për herë të dytë radhazi ky Ligj po kontestohet nga opozita në Gjykatën Kushtetuese dhe kur tashmë kemi adresuar secilën kërkesë të Gjykatës në raport me të njëjtin, urojmë që Gjykatës nuk do t’i duhen sërish 16 muaj për të nxjerrë Aktgjykim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndryshe, në qershor të vitit 2024, Gjykata Kushtetuese e ka shpallë të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Komento: