Haxhiu e AAK-së e ashpër me Vjosa Osmanin: Refuzoj të më përfaqësosh ti

10:05 | 18 Dhjetor 2020

Deputetja e AAK-së e ashpër me Vjosa Osmanin: Refuzoj të më përfaqësosh ti.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu i ka reaguar Vjosa Osmanit, u.d të presidentit pas fjalimit që pati dje në Kuvendin e Shqipërisë.

Haxhiu këtë reagim e ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Lobimi “ i Vjosa Osmanit në Parlamentin Shqiptar (spikeres së mirë do të thoshin nga VV) dhe tendeca e saj e ulët për t’iu dhënë “leksione”e “mësime” institucioneve shqiptare për të përkrahur Republikën e Kosovës, shpërfaq paditurinë më të madhe të një politikani në raport me zhvillimet më shumë se 30 vjeçare ndërvllazërore në mes Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar ajo.

“Prandaj, unë si qytetare e Republikës së Kosovës në radhë të parë, si nënë dhe mbi të gjitha si bashkëqytetare e bashkëveprimtare e shumë dëshmorëve të rënë për liri nën betimin e ushtarit të UÇK- së, e krejt në fund edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës; REFUZOJ, REFUZOJ, REFUZOJ të përfaqësohem nga një njeri, e për më keq nga një kolege imja, e
cila shkelë qëllimshëm mbi Lavdinë më të Madhe shqiptare në shek. XX – UÇK-në krenarinë që fitoi zemrën dhe admirimin e vendeve demokratike botërore. Shkelë pa mëshirë në një kohë të ligë, fyen vetëdijen dhe solidaritetin shqiptar duke e shfrytëzuar maksimalisht një pozicion që ia rezervon Kushtetuta e Kosovës e jo besimi qytetetar”, tha ajo.

Komento: