Haxhiu falënderon Japoninë për mbështetjen ndaj Kosovës

15:40 | 11 Mars 2026
haxhiu-falenderon-japonine-per-mbeshtetjen-ndaj-kosoves

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sot zhvilloi takim me të Ngarkuarin me Punë të Japonisë në Kosovë, Tanigaki Hiroyasu.

Në komunikatë bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe për perspektivat e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Me këtë rast, Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Japonisë ndaj Republikës së Kosovës.

Komento: