Haxhiu falënderuese ndaj votimit të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskim

12:36 | 25 Shtator 2024
haxhiu-falenderuese-ndaj-votimit-te-projektligjit-per-byrone-shteterore-per-verifikimin-e-konfiskim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka kaluar në parim projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se i falënderon anëtarët e Komisionit për diskutimet dhe votimin e këtij projektligji të rëndësishëm “që ka për qëllim ndjekjen e pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve”.

“Sot, përpara anëtarëve të Komisionit për Legjislacion prezantova projektligjin për Byronë me fokus ndryshimet që ndërlidhen me adresimin e gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, siç janë retroaktiviteti, periudha e verifikimit, komisioni mbikëqyrës dhe ndarja e pushteteve”, ka pohuar Haxhiu.

Komento: