
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “nuk ishte agresion, por rezistencë”.
Ajo tha se do të kundërshtohet “çdo përpjekje për ta deformuar atë”, duke iu referuar procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Çdo përpjekje për ta shkëputur këtë luftë nga konteksti i saj historik dhe politik, rrezikon ta shtrembërojë realitetin e asaj kohe. Aq shumë kishte besim në drejtësinë e luftës sonë, saqë bota demokratike në atë kohë intervenoi e më vonë edhe e mbështeti pavarësinë e vendit tonë. Ne i kujtojmë këto të vërteta sepse popullli i Kosovës e përjeton si të padrejtë Gjykatën Speciale, dhe këtë gjykim së pari, sepse anashkalon vetë rrethanat në të cilat u zhvillua lufta jonë çlirimtare”, tha ajo në seancën solemne për Ditën e Pavarësisë së Kosovës./Gazeta10