Haxhiu “godet” Kurtin: Ndërhyrja e Qeverisë në media, hapi i parë drejt diktaturës

20:47 | 17 Prill 2021

Reagon edhe Bekim Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj ngjarjeve të sotme dhe presionit ndaj mediave nga akterë të qeverisë Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, veprimet e tilla të pushtetit, Haxhiu i ka cilësuar të njëjta me të një shteti policor.

Ai ka thënë se blerja e vaksinave nuk është sekret shtetëror, por është obligim ligjor.

Haxhiu ka thënë se ndërhyrja e qeverisë në polici e media është hapi i parë i diktaturës në Kosovë.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Jo shtet policor!

Stop diktaturës!

Blerja e vaksinave, barnave e paisjeve mjekësore nuk është sekret shtetëror, por është obligim ligjor që procesi i blerjes të bëhet publik dhe transparent sipas ligjit për shëndetësi, ligjit për pandeminë dhe Kushtetutën e Kosovës.

Fajtor për mos sigurim të vaksinave anti-COVID-19 nuk janë mediat, por Qeveria e Kosovës.

Nderhyrja e Qeverisë Kurti me polici në media është hapi i parë i diktaturës në Kosovë.

Komento: