Haxhiu i thotë Kusari-Lilës: Je bashkëpunëtore në kri’m e Milan Radojiçiqit

13:29 | 10 Tetor 2024
Haxhiu i thotë Kusari-Lilës: Je bashkëpunëtore në kri’m e Milan Radojiçiqit

Deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur në seancën e Kuvendit, e ka quajtur Mimoza Kusari-Lilën, shefe e grupit parlamentar të VV-së bashkëpunëtore në krim të Milan Radoiçiqit.

Në fjalën e tij, Haxhiu e theksoi sulmin ndaj një kompanie kosovare në Urën e Ibrit.

“Si është sulmuar Lirigzoni kompani në pjesën veriore nga bandat e Radoiçiqit, dhe ju i duartrokitni kësja pafytyrësie. Ju e doni me bo bashkë luftëtarin me bashkëpunëtorin. Jo, zonjë, jeni bashkëpunëtore e krimit me Milan Radoiçiqin”./EO

Komento: