Haxhiu: Ka filluar një kapitull i ri për Kosovën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haxhiu: Ka filluar një kapitull i ri për Kosovën

17:11 | 26 Dhjetor 2019

Albulena Haxhiu thotë se ka filluar një kapitull i ri për Kosovën.

Pas përfundimit të seancës ku është zgjedhur kreu i Kuvendit dhe nënkryetarët është deklaruar deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, raporton Gazeta Express.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se ka filluar një kapitull i ri për Kosovën.

“Kapitull i ri e i mbarë për Kosovën”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, sot me propozim të kreut të LVV-së, Albin Kurtit është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Nënkryetare e parë e Kuvendit është zgjedhur Arbërie Nagavci derisa nënkryetar i dytë Kujtim Shala.

Komento: