Haxhiu këmbëngul se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Haxhiu këmbëngul se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

23:34 | 29 Janar 2019

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu këmbëngul se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

E gjithë kjo, pasi sipas saj Qeveria e udhëhequr nga i pari i AAK’së ka marrë një sërë vendimesh të dëmshme për Kosovën.

“Konsiderojmë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Jo për shkak të taksës, por për shkak të një sërë vendimesh të mëdha të dëmshme që i ka marrë qeveria Haradinaj në raport me vendin”, tha Haxhiu.

‘Haradinajt s’i bëhet vonë a falë territor. Ai ka dalë kundër shkëmbimit të territorit sepse dëshiron ta bosnjizon Kosovën me anë të Zajednicës’, theksoi ajo

Ndërkohë, ajo mendon se qeveria i ka ditët e numëruara. Madje habitet me jetëgjatësinë e saj deri më tani.

“Prej momentit kur është krijuar kjo qeveri ne e kemi pasur të qartë se ditët e kësaj qeverie nuk janë të gjata. Është e qartë se nuk do të jetojë gjatë. Kushdo që bëhet me PDK’në kështu përfundon’, tha deputetja e Kuvendit të Kosovës.

Komento: