Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar në lidhje me uljen e pagave në sektorin e drejtësisë, saktësisht të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ministrja Haxhiu tregoi qëllimin kryesor sa i përket dy projektligjeve të marra dje në mbledhjen e qeverisë.
Haxhiu tha se qëllimi i këtyre dy projektligjeve është që të bëjë reforma dhe të ketë paga të barabarta dhe të mos shkelet asnjë.
“Qëllimi i këtyre dy projektligje është që të bëjë reforma dhe të kemi paga të barabarta dhe mos të shkelet asnjë.Kjo nismë shmang abuzimet në këtë proces kaq te rëndësishëm. Ne kohën kur është qëllimi ka qenë që të ngrihet rroga për vetë nga Qeveria Haradinaj, ka qenë konflikt interesi dhe kemi kërkuar në atë kohë që të tërhiqet dhe kemi bërë kallëzim penal ndaj të gjitha kabinetit qeveritare të qeverisë Haradinaj dhe asnjëherë nuk jam ftuar. Nuk mund të mbajë në jetë një vendim që është i paligjshëm”,tha Haxhiu.
Tutje ministrja tha se “të gjithë ne së bashku duhet të punojmë vetëm për interesat e qytetarëve”.
Po ashtu ministrja ftoi Këshillin Gjyqësor të Kosovës që të kthehen në vendin e punës dhe të mos punojnë për konflikte interesi.