Haxhiu: Klani Zdravo seancën mund ta mbyllni, por burgu i Dyzit po ju pret

14:48 | 28 Korrik 2023
haxhiu:-klani-zdravo-seancen-mund-ta-mbyllni,-por-burgu-i-dyzit-po-ju-pret

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur të turpshme mbylljen e sotme të punimeve të seancës së Kuvendit.

Haxhiu ka thënë se kjo u bë në mënyrë të qëllimshme nga ana e pushtetit, në mënyrë që tu ikin skandaleve të Qeverisë.

“Mbyllja e punimeve të Kuvendit në mënyrën me të turpshme.

Vet pozita e bojkoton seancën duke u munduar t’i shmanget skandaleve të Qeverisë.

Klani Zdravo, sesionin mund ta mbyllin, por hajnin nuk mund ta mbulojnë me mosmbajtje të seancës.

Hajna 👉Zdravo

Burgu i Dyzi po ju pret.


Aty mund ta vazhdoni bashkëpunimin me Radojqiqin”, shkruan Haxhiu në një postim në Facebook.

Kujtojmë seanca e Kuvendit të Kosovës e paraparë për sot në ora 11:00 është mbyllur ende pa filluar.

Kjo për shkak të mungesës së kuorumit./Front Online

Komento: