Haxhiu komenton situatën me virus në vend, Kurti nuk e ka prioritet shëndetësinë por pushimet në Greqi

22:00 | 16 Korrik 2022

Numri i rasteve me koronavirus është rritur.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur rreth rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Sipas Haxhiut, ky numër kaq i madh i rasteve tregon më së miri që Qeveria Kurti nuk e ka prioritet shëndetësinë.

“Pandemia dhe shëndetësia jo vetëm që nuk janë prioritet i Qeverisë Kurti, por ka abstenim në menaxhimi të pandemisë COVID-19 dhe të Shëndetësisë nga ana e Qeverisë.

Virusi po lulëzon në Kosovë derisa kryeministri Kurti pushonte në Greqi dhe kur ai kthet në Kosovë nuk mirret me pandeminë COVID-19, por mirret me një turnir futbolli”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas Haxhiut, edhe profesionistët shëndetësorë janë duke u anashkaluar dhe ikja e tyre jashtë vendit do të vazhdojë.

Krejt në fund, Haxhiu ka përmendur edhe shpenzimet për blerjen e vaksinave anti-COVID teksa, ka ftuar prokurorinë që të hetojë tërë këtë proces të bleres dhe donacioneve të pranuara.

Komento: