Haxhiu: Komisioni i Venecias e përkrah propozimin për shtatë anëtarë në KPK, reforma duhet të ndodh

14:05 | 18 Dhjetor 2023
haxhiu:-komisioni-i-venecias-e-perkrah-propozimin-per-shtate-anetare-ne-kpk,-reforma-duhet-te-ndodh

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Komisioni i Venecias është pajtuar për ndryshimet ligjore, që ka prezantuar Qeveria për reformimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Sipas saj, Komisioni i Venecias nuk e ka përkrahur rritjen e përkohshme të anëtarëve të KPK-së, derisa tha se është rekomanduar që numri i anëtarëve të jetë shtatë.

Haxhiut shtoi se ndryshimet në Ligjin e KPK-së duhet të bëhen me qëllim të sigurimit së balancës brenda institucionit, duke shtuar e reforma duhet të ndodh.

“Komisioni i Venecias nuk e rekomandon zgjerimin e numrit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, por të mbetet në 7, siç kemi theksuar ne dhe kjo konsiderohet reforma që e konsiderojmë të rëndësishme. Këshilli duhet të funksionojë me standardet ndërkombëtare dhe të jetë institucion i pavarur e të ketë debat demokratike në kuadër të anëtarëve prokurorë dhe joprokurorë”.

“Dy ndryshime në Ligjin për KPK-në: Përbërja permanente nga 7 anëtarë; 3 prokurorë, 3 anëtarë joprokurorë dhe kryeprokurori i shtetit. Dhe nga 13 anëtarë të KPK-së në 19 deri në janar të 2026-s, që të sigurohet balancim i përbërjes deri atëherë kur anëtarëve të KPK-së t’iu përfundojnë mandatet. Nga ndryshimet kemi propozuar kritere shtesë për anëtarët e Këshillit”.

Haxhiu tha se është e rëndësishme se Këshilli Prokurorial i Kosovës të jetë institucion i pavarur. Ajo foli edhe për opozitën, duke thënë se në vazhdimësi po i pengon reformat në drejtësi.

“Është e rëndësishme që Këshilli Prokurorial i Kosovës të jetë institucion i pavarur kushtetues, të ketë debat e diskutim demokratik në kuadër të anëtarëve prokuror dhe anëtarëve joprokuror, sepse siç e dini për momentin kemi probleme shumë të mëdha me Këshillin Prokuorial të Kosovës. Vetëm vendimet e fundit të Këshillit Prokurorial të Kosovën na kanë dëshmuar që reforma në këtë institucion është jashtëzakonisht e nevojshme”, tha Haxhiu.

“Venecia nuk kërkon me ngulm që ta braktisim idenë e rritjes së numrit të anëtarëve të Këshillit Prokuorial, por megjithatë parasheh rreziqe dhe nuk e mbështet më tepër sesa versionin e përbërjes së përhershme, prej shtatë anëtarëve. Duke pasur parasysh këtë unë konsiderojë që është e rëndësishme që të bëjë diskutim edhe me komision për legjislacion edhe me deputetët e mazhorancës edhe me deputët e opozitës. Kjo formë mund të kalojë vetëm në rrethanat kur kemi një unifikim ta zëmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

“Sepse ju e dini se opozita në vazhdimësi po i pengon reformat në drejtësi edhe përkundër faktit se shumë herë e kam theksuar se mund të kemi dallime të shumta në çështje të ndryshme, politikave ditore, ideologjike, konceptuale etj, por për reformën në drejtësi, duke qenë se është e rëndësishme për qytetarët e Republikës, do të duhej që të ishin të bashkuar”./EO

Komento: