Haxhiu: Kosova e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

17:25 | 26 Korrik 2026
haxhiu:-kosova-e-gatshme-ta-mbeshtese-francen-ne-shuarjen-e-zjarreve

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe komunitetet e prekura nga zjarret”, ka thënë ushtruesja e detyrës së presidentes.

Shteti francez ka disa ditë që po ballafaqohet me situatë alarmante nga zjarret që po përhapen me shpejtësi.

Qindra mijëra banorë janë evakuuar në jug dhe jugperëndim të vendit, me autoritetet që po bëjnë thirrje që të shtohet kujdesi në zonat e prekura dhe ato të rrezikuara.

Komento: