Haxhiu kritikon ministrin e Shëndetësisë për menaxhim e pandemisë

23:09 | 16 Shtator 2021

Kosova javëve të fundit ka pasur numër të lartë të vdekurve nga koronavirusi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, për menaxhimin e pandemisë.

Haxhiu tha në T7 se ministri Vitia ishte duke u rrezitur në bregdet në kohën kur skadoi afati i vaksinave.
“Në kohën kur ka skaduar afati i vaksinave, Vitia ka qenë në bregdet duke u rrezitur”.

Ai tha se kjo është tmerr që të shkojë në pushim ministri në kohën kur po eskalonte gjendja pandemike.

“Është tmerr të shkojë të pushojë në kohën kur po eskalonte gjendja pandemike dhe po futeshim në katastrofe shëndetësore”.

Komento: