Haxhiu: Martin Berishaj s’ka keqpërdorur detyrën zyrtare, shkelje s’ka gjetur as komisioni hetimor

12:17 | 11 Shtator 2024
haxhiu:-martin-berishaj-s’ka-keqperdorur-detyren-zyrtare,-shkelje-s’ka-gjetur-as-komisioni-hetimor

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka pas keqpërdorim të detyrës zyrtare e as përfitim material për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haxhiu ka thënë se keqpërdorime nuk ka gjetur as komisioni hetimor.

“Ne kemi thënë qëndrimet tona tash e sa kohë për ambasadorin Marrin Berisha, ka pasur një komision hetimor që nuk gjeti asgjë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kenë parasysh këto aspekte. Vlerësojmë që nuk ka pasur as keqpërdorim te detyrës zyrtare e as pasurim të pabazë e as përfitim material. E kemi diskutuar dhe nuk kam se çfarë t’i shtoj deklaruar diçka tjetër”, ka thënë Haxhiu.

Komento: