Haxhiu në presidencë: Deputetët t’i lënë anash inatet, t’i vazhdojnë pas zgjedhjes së presidentit

17:05 | 04 Prill 2026
haxhiu-ne-presidence:-deputetet-t’i-lene-anash-inatet,-t’i-vazhdojne-pas-zgjedhjes-se-presidentit

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu pasditen e së shtunës ka marrë detyrën e presidentit nga Vjosa Osmani.

Haxhiu në presidencë bëri thirrje që të zgjidhet çështja e kryetarit të shtetit, duke bërë thirrje nga deputetët që t’i lënë anash inatet dhe t’i vazhdojnë ato më pas:

“Sigurisht që për Kosovën është e rëndësishme që të kenë në institucione me njerëz me integritet të lartë, moral dhe profesional, dhe që në secilin vendim e kanë parasysh shtetin dhe qytetarin.

E kuptoj përgjegjësinë dhe zotohem që do të veproj në përputhje me legjislacionin në fuqi. E dijmë që kjo pozitë mbahet jo më shumë se 6 muaj, por unë uroj që sa më parë të zgjifhet presidenti apo presidentja, sepse rrethanat që presin pastaj, me theks te zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë të mira as për qytetarët, duke pasur parasysh punët që kemi para vetës.

Bëjë thirrje te deputetët e Kuvendit të Kosovës që sa më parë të ketë një zgjidhje për presidentit, t’i lënë anash inatet, dallimet politike dhe t’i vazhdojnë ato pasi ta kryejnë këtë obligim kushtetues. Por, deri atëherë do të angazhohem plotësisht që përgjegjësitë e presidentit t’i kryej me seriozitetin më të lartë”.

Komento: