Haxhiu në takim me kryetarin e Vushtrrisë, temë diskutimi mundësitë e dhënies të disa pronave të Ministrisë

15:03 | 27 Mars 2024
haxhiu-ne-takim-me-kryetarin-e-vushtrrise,-teme-diskutimi-mundesite-e-dhenies-te-disa-pronave-te-ministrise

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Sipas njoftimit të ministrisë, në këtë takim është diskutuar për mundësitë e dhënies në shfrytëzim të disa pronave të Ministrisë së Drejtësisë për komunën e Vushtrrisë.

Sipas ministrisë, ky shfrytëzim i pronave është për nevojat e qytetarëve të kësaj komune, gjithashtu për rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve lokale.

“Në këtë takim diskutuan për mundësitë e dhënies në shfrytëzim të disa pronave të Ministrisë së Drejtësisë, në komunën e Vushtrrisë, për nevojat e qytetarëve të tyre, dhe gjithashtu për rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve lokale dhe qendrore në adresimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore, me theks mbulimin e shpenzimeve për pagesën e qirave për viktimat e dhunës në familje dhe pagesën e kopshtit për fëmijë si rekomandime që dalin nga Strategjia për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje”, thuhet në njoftim.

Komento: