Haxhiu nënshkruan ligjin për Specialen dhe ia përcjell presidentes për dekretim

13:36 | 15 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar ligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe ia ka përcjell atë presidentes, Justina Shiroka-Pula, për dekretim.

Këtë për televizionin Dukagjini e ka konfirmuar këshilltari i saj, Glauk Tahiri.

“Ligji është miratuar në seancën plenare të kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjell presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Sipas Kushtetutës, tani presidentja ka në dispozicion 8 ditë afat për ta dekretuar atë para se ai të hyjë në fuqi.

Komento: