Haxhiu: Nëse nuk miratohet buxheti, s’mund të shpenzohen mjetet e ndara për luftën kundër koronavirusit

17:39 | 14 Mars 2020

Kuvendi i Kosovës po mban seancën për votimin e buxhetit për vitin 2020.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar ashpër opozitën lidhur me refuzimin e tyre për ta votuar buxhetin e këtij viti, në formën se si ka ardhur në Kuvend.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se buxheti për koronavirusin nuk mund të shpenzohet nëse nuk bëhet miratimi i buxhetit për vitin 2020.

Sipas saj, opozita po do ta fus vendin në një krizë.

Postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

Opozitës po i duket pak që vendi po përballet me situata e rrethana të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID – 19. Numri i të infektuarve mund të rritet ndërsa nuk mund të shpenzohet buxheti i ndarë pa miratim buxheti.

Me refuzimin për votim të buxhetit ata po duan ta fusin vendin në krizë të thellë!

Kjo qasje është e papranueshme! Fatkeqësisht ende kanë frustrimin e humbjes së pushtetit, nuk iu ka mbetur asnjë grimcë përgjegjësie e humaniteti.

Komento: