Haxhiu para gjykatës për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

13:38 | 21 November 2024
haxhiu-para-gjykates-per-gazin-lotsjelles-ne-kuvendin-e-kosoves

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka dal sot para gjykatës.

Kjo për shkak se dyshohet se pati hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës para disa vitesh.

Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj- Bujupi e Pal Lekaj, akuzohen se në shkurt të 2016-tës, kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke e kryer veprën penale armëmbajtje pa leje.

Aktakuza ka të bëjë me kohën kur partitë atëherë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kundërshtonin marrëveshjen Kosovë – Mali i Zi për demarkacionin e kufirit dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Komento: