Është duke vazhduar protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit.
Protestuesve u është drejtuar deputetja Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se protestat e tyre do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore, por prokuroria duhet të ndërrojë, duke u larguar të gjithë prokurorët që janë emëruar politikisht.
Sipas saj, urgjentisht duhet të nis hetimi i skandaleve korruptive të kësaj qeverie dhe hetimi i pasurisë së paligjshme të politikanëve.
“Paqe me hajni nuk ka sepse me hajna nuk ka shtet”, tha ajo.